NGA ZONJA KATERINA

Përbërja

1 ½ gotë miell misri
1 gotë miell gruri
150-200 gr djathë
1 gotë kos
1 gotë qumësht
2 kokrra vezë
120 gr gjalpë bimor
Pluhur pjekës, vanilje

Përgatitja

Fillimisht shkrijmë gjalpin, më pas rrahim vezët me qumështin, kosin dhe gjalpin. Thërrmojmë dhe djathin e bardhë dhe e trazojmë mirë me përbërësit e lëngshëm. Bashkojmë dy llojet e miellit ku shtojmë dhe pluhurin pjekës së bashku me vaniljen dhe më pas i shtojmë gradualisht tek tasi ku kemi trazuar vezët me qumësht dhe kos. E trazojmë mirë brumin e kekut dhe e vendosim në një tavë duke e niveluar mirë dhe më pas e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb