NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

3 gota miell
1 gotë qumësht
1 gotë sheqer
¾ gotë vaj
1 mollë të grirë në rende
1 karrotë të grirë në rende
2 kokrra vezë
1 lgj kakao
1 lgj pluhur pjekës
1 bustinë vanilje
100 gr arra ose lajthi
Përgatitja
Fillimisht rrahim vezët me sheqerin, më pas shtojmë qumështin, vajin, mollën dhe karrotën të grirë në rende.

Miellin e trazojmë me pluhurin pjekës, me kakaon, vaniljen dhe me arrat e copëtuara. E bashkojmë më pas miellin me masën e lëngshme dhe e trazojmë mirë brumin në mënyrë që të gjithë përbërësit të lidhen me njëri tjetrin.

Lyejmë një tavë me gjalpë dhe më pas e spërkasim me pak miell. Vendosim brumin e kekut, e nivelojmë mirë dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 170-180 gradë Celsius për 50 minuta.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb