Nga: ZONJA VJOLLCA*

Kek me mollë me thërrime krokante

225 gr gjalpë

400 gr miell

100 gr lajthi

275 gr sheqer

1 pako vanilje

Pak kripë

4 kokrra vezë

2 lugë gjelle miell lajthie

4 kokrra molle

2-3 lugë gjelle lëng limonni

250 gr ajkë

Sheqer pluhur

Në një tas vendosim gjalpin, sheqerin, një vezë, lajthitë e copëtura, pak kripë, vanilje dhe 300 gr miell. I trazojmë mirë të gjithë këta përbërës derisa të bëhet një brumë i fortë i thërmuar. E trazojmë mirë dhe me duar dhe shtrojmë ¾ e brumit në një tavë të lyer me gjalpë duke e ngjeshur me dorë. Qërojmë mollët në feta, i vendosim në një tas dhe i spërkasim me 3 lugë gjelle lëng limoni. Mbi brumin që shtruam në tavë hedhim pak lajthi të grira imët më pas mbi to shtrojmë fetat e mollës duke i niveluar sa më mirë. Në një tas trazojmë ajkën me sheqerin, shtojmë 3 kokrra vezë, 100 gr miell dhe e rrahim mirë me telin e vëzëve derisa të formohet një masë kremoze. Këtë masë e shtrojmë mbi mollë dhe në fund shtojmë copëza nga brumi i parë që përgatitëm. E vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 50 minuta.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: