Nga: ZONJA VJOLLCA
4 kokrra vezë
200 gr sheqer
Lëkura e 1 portokalli
100 ml vaj
150 ml lëng portokalli
350 gr miell
Pluhur pjekës
Pak kripë, vanilje
Portokall i sheqerosur – opsionale

Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 180 gradë Celsius. Në një tas rrahim vezët së bashku me sheqerin derisa sheqeri të shkrijë, shtojmë lëkurën e portokallit dhe vajin dhe i trazojmë së bashku. Shtojmë më pas lëngun e portokallit dhe e përziejmë mirë me përbërësit e tjerë. Trazojmë miellin me pluhurin pjekës së bashku me vaniljen. Shtojmë në tas pak kripë dhe më pas pak nga pak shtojmë miellin dhe e trazojmë vazhdimisht derisa të na formohet një brumë që bie lehtë nga luga. Hedhim brumin në tavën e pjekjes dhe e vendosim në furrë për t’u pjekur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb