Nga Zonja Katerina
Përbërësit

800 gr qershi, 50 gr gjalpë, 4 kokrra vezë, ½ gotë sheqer, 1 gotë qumësht, ¾ gotë miell (100 gr), 1 bustinë vanilje

Përgatitja

Lyejmë një tavë me gjalpë, e spërkasim me pak sheqer, hedhim qershitë pa bërthama.

Rrahim vezët me sheqerin, më pas shtojmë miellin dhe vaniljen së bashku me një majë luge kripë. E trazojmë mirë dhe në fund shtojmë qumështin dhe gjalpin e shkrirë. E punojmë mirë brumin dhe e vendosim në tavën ku kemi shtruar qershitë. E nivelojmë mirë brumin e kekut dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 175 gradë Celsius për 35-40 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: