Nga: ZONJA KATERINA
2 gota miell
1 bustinë pluhur pjekës
2-3 gotë sheqer
3-4 kokrra vezë
100 gr gjalpë
Vanilje, liker për aromë
1 filxhan reçel pjeshke
1 filxhan sheqer pluhur
1 lgj qumësht
Fillimisht rrahim sheqerin me gjalpin dhe vezët. Më pas shtojmë gradualisht miellin e trazuar me pluhurin pjekës dhe me vaniljen. E punojmë mirë brumin dhe më pas ¾ e brumit i shtrojmë në një tavë ëmbëlsirash. Vendosim më pas një shtresë me recelin e pjeshkës dhe në fund shpërndajmë vende-vende pak nga brumi i mbetur. E vendosim kekun në furrën e parangrohur në temperaturën 170-180 gradë Celsius për 30-35 minuta. Pasi keku të jetë pjekur e lemë të ftohet dhe më pas e servirim me pak sheqer pluhur të trazuar me qumësht.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)