Nga Zonja Katerina
Përbërësit

500 gr miell i gatshëm për kek, 1 filxhan ujë / lëng portokalli, ½ filxhan vaj, 1 filxhan tahini, 150 gr arra, Fara susami


Përgatitja

Përziejmë miellin e gatshëm për kek me pak ujë dhe vaj. E punojmë brumin derisa të lidhet.


Lyejmë një tavë me pak gjalpë, e spërkasim me fara susami dhe hedhim brumin e kekut. E nivelojme mirë dhe më pas mbi brumin e kekut vendosim një shtresë me tahini. Tahinin mund ta vendosim në të gjithë sipërfaqen e kekut ose akoma më mirë mund ta vendosim kuadrate kuadrate tek keku. Mbi çdo kuadrat vendosim arra të thërrmuara dhe e vendosim kekun të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.


(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: