Nga: ENEIDA CAKERRI
5 karota
1 gotë tërshërë
3 vezë
2 gota qumësht
50 gr gjalpë
2 lugë mjaltë
2 lugë sheqer kaf
Kanellë
Arrë moskat
Fruta të thata
Karotat i grijmë në rende dhe i hedhim në një tas të madh. Në të shtojmë gjithë përbërësit e tjerë dhe i trazojmë. Brumin e hedhim në një formë drejtkëndore dhe e pjekim në 180 gradë për 35 minuta afërsisht. Më pas e nxjerrim nga forma, e lëmë të ftohet pak dhe e presim në feta.