Nga: ZONJA KATERINA


1 kg miell i gatshëm për kek
½ filxhan çaji vaj ulliri
1 gotë ujë / lëng portokalli / qumësht
Pluhur pjekës


Shije I – 1 karrotë, 1 kungull
Shije II – 1 mollë jeshile, 1 lgj mjaltë, kanelle
Shije III – 100 gr çokollatë, 1 bustinë vanilje
Shije IV – 1 filxhan çaji fruta të thata miks


Trazojmë në një tas miellin (e gatshëm për kek) me pluhurin pjekës, më pas shtojmë vajin e ullirit dhe lëngun e portokallit. Në vend të lëngut të portokallit mund të përdorim qumësht ose ujë. E trazojmë mirë brumin e kekut dhe e ndajmë në 4 tasa të veçantë.

Në tasin e parë shtojmë kungullin dhe karrotën të grirë në rende.

Në tasin e dytë shtojmë 1 mollë të grirë në rende, 1 lugë mjaltë dhe pak kanellë.

Në tasin e tretë shtojmë çokollatë në feteza dhe pak vanilje.

Në tasin e katërt shtojmë frutat e thata (bajame, arra, lajthi, stika, rrush të thatë, etj).

Me shijet e ndryshme të kekut që kemi përgatitur mbushim forma të vogla keku dhe i vendosim në një tavë për t’u pjekur në temperaturën 180 gradë Celsius për 20-25 minuta.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb