Nga: ZONJA KATERINA

1 ½ filxhan çaji miell (220 gr), 1 bustinë pluhur pjekës, 1 bustinë vanilje, 2 kokrra vezë, 1 gotë sheqer (200 gr), 1 majë luge sheqer
100 ml vaj, 100 ml qumësht, 100 gr çokollatë

Përziejmë vezët me sheqerin derisa të rrisin vëllimin, shtojmë më pas vaniljen, vajin dhe qumështin. Përziejmë miellin me pluhurin pjekës dhe e shtojmë në tasin ku kemi rrahur vezët me sheqerin. Miellin e shtojmë gradualisht duke e situr dhe duke e përzier lehtë me lugë. Shtojmë më pas dhe çokollatën e grirë hollë (një pjesë e ruajmë për pak më vonë).

Me brumin e përgatitur mbushim forma të vogla për kek. Format më parë i kemi lyer me pak gjalpë dhe pudrosur me pak miell. I spërkasim në fund të gjithë kekëzat me çokollatë dhe i vendosim në furrë të piqen në temperaturën 180 gradë Celsius për 20-25 minuta.

(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb