Kreu demokrat, Sali Berisha, gjatë takimit me demokratët e degës 5 të PD-së, ka komentuar edhe thirrjen e Belind Këlliçit, drejtuesit politik të kësaj partie në Tiranë, nga SPAK.

Këlliçi kur doli nga zyrat e SPAK tha se ishte pyetur edhe për foton me Donald Trump, duke theksuar se kjo ka ndodhur pasi mediat shkruajtën se kishte paguar dhjetëra mijëra dollarë për një foto të tillë.

Por Berisha u shpreh se kjo foto është meritë e tij.

“Meqenëse për Edi Ramën janë dënuar 2 qytetarë amerikanë, njëri shqiptaro-amerikan, tjetri amerikan, 4 dhe 5 vjet burg për foton 70 mijë, tani nga doli fotoja me presidentin Donald Trump e Belind Këlliçit. Në fakt ajo foto është meritë e tij, se ajo foto është bërë pa asnjë qindarkë është bërë në saj të vullnetarizmit që Belind Këlliçi me guxim ndërmorri për të bindur shqiptarët për të votuar Donald Trumpin në Michigan dhe unë e përgëzoj me këtë rast”, tha Berisha.

Në fjalën e tij, kreu demokrat theksoi se kundër PD-së ishte kryeprokurori dhe në qoftë se Edi Rama e lëshoi Erion Veliajn, e lëshoi për të mbrojtur veten e tij se ai nuk do të pranonte kurrë.

“Dhe ditët e fundit, kreu aktin e turpshëm për të zhurmuar fundin politik të Erion Veliaj, thirri Belind Këlliçin njeriun që në emër tuaj, në emër të qytetarëve të Tiranës, i bëri pretencën publike Erion Veliajt.

I zbuloi modelin 100% të vjedhjes me 5D, u zbuloi bashkë me deputetë të tjerë të PD, aferën e djegësit, aferë e cila është në vetvete monumenti më i shëmtuar i hajnisë qeveritare ndaj qytetarëve dhe për ta zhurmuar sado pak gozhdimin që ky i bëri Erion Veliajt e thirrën për ta pyetur për shpifjet e Erion Veliajt, për diplomën.

Meqë Erion Veliaj vetë thonë që nuk ka diplomë, edhe Belindi nuk duhet të ketë diplomë, ndërkohë që Belindi ka diplomën më të shkëlqyer të atij universiteti ku ka studiuar”, theksoi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb