TIRANE

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këllici është shprehur se kryeministri Edi Rama është në panik total dhe i tmerruar nga protesta e opozitës nesër.

Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi ka nxjerrë bisedat në grup ne Whatsapp të FRESSH Durrës, të cilëve u kërkohet të udhëtojnë nesër drejt Vlores aty ku pritet të zhvillojë Rama disa takime.

Statusi i plote:

I tmerruar dhe ne panik total, Edi Rama ka urdheruar FRESSH ne gjithe Shqiperine te udhetoje neser drejt Vlores per antimiting. Pasi i ka poshteruar e turperuar, pasi zgjodhi kriminelet ne vend te te rinjve eurosocialiste, tani po i perdor per fasaden e rradhes. Te rinjte duhet te refuzojne kete maskarade e te mos perdoren si make-up, per pushtetin e kriminalizuar te Edi Rames.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb