Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë një deklaratë të fortë në studion e News 24, duke akuzuar Arbjan Mazniku për lidhje me tendera korruptivë dhe duke ngritur dyshime se ai mund të jetë Nesti Angoni.

Sipas Këlliçit, Arbjan Mazniku, i cili ka firmosur tendera korruptivë si titullar i Autoritetit Kontraktues, është lënë jashtë hetimit, pavarësisht dyshimeve serioze për lidhjet e tij me abuzime financiare. Ai shtoi se Mazniku mund të jetë Nesti Angoni.

Belind Këlliçi: Njeriu që ka firmosur tendera korruptive Arbjan Mazniku është lënë jashtë hetimit. Arbjan Mazniku mund të jetë Nesti Angoni. Ai është titullari i Autoritetit Kontraktues dhe është i lirë. Do jem në njësinë 2, njësinë 5 në takime me struktura të PD dhe banorë të Tiranës. Jemi pranë njerëzve dhe na shohin kudo në qytet dhe në fshat.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb