Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka bërë thirrje në rrjetet sociale për qytetarët e Tiranës të bashkohen me opozitën në protestën e 23 dhjetorit.
Këlliçi theksoi se Vora, Tirana dhe e gjithë Shqipëria do t’i dërgojnë një mesazh të qartë kryeministrit, i cili e drejton “narko-shtetin e parë të Europës”, duke i treguar se koha për ndryshim ka ardhur dhe nuk mund të presë më.
“Mes demokratëve të Vorës, duke finalizuar detajet organizative për protestën e ditës së hënë, 23 dhjetor, ora 17:00.
Vora, Tirana dhe gjithë Shqipëria do t’i japë një mesazh të qartë kreut të narkoshtetit të parë të Europës, se koha nuk pret më.
Shqiptarët nuk presin më!
Qeveri teknike e zgjedhje të lira e të ndershme është zgjidhja e vetme politike për rimëkëmbjen e vendit tonë.
O sot, o kurrë”, shkroi Këlliçi.