Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një takim me qytetarët në njësinë 9 të kryeqytetit, ku tha se pranvera e fitores ndihet kudo dhe entuziazmi është i dukshëm në fytyrat e të gjithëve.

Ai u shpreh se ndryshimi i vërtetë po vjen dhe ai është i pranishëm në zemrat dhe fytyrat e shqiptarëve, duke u shprehur i bindur se populli shqiptar është gati për të ndryshuar situatën në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi theksoi se mes qytetarëve të kësaj zone po ndjehet një atmosferë e fortë ndryshimi dhe shprese.

Postimi i drejtuesit politik të PD në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi:

Mes qytetarëve në Degën 9, aty ku pranvera e fitores dhe entuziazmi ndihen mes njerëzve të thjeshtë.

Ndryshimi është në zemrat dhe në fytyrat e shqiptarëve!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: