TIRANE

Në kuadër të ditës ndërkombëtare, kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këllici theksoi se mbi 200 mije të rinj kanë emigruar nga vendi. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Këlliçi tha se në këto 6 vite qeverisje nga Rama, sipas tij u promovuan personat me rekorde kriminale.

Mes të tjerash Këlliçi u bëri thirrje të rinjve shqiptarë që të reagojnë ndaj këtij regjimi. “Ne diten nderkombetare te rinise thirrja ime eshte per cdo te ri shqiptar, reagoni, refuzoni kete regjim barbar, te bashkohemi per ndryshimin e madh per ti dhene fund tranzicionit e per te hedhur baza te forta te nje sistemi demokratik, ku te gjithe jane te barabarte para ligjit, ku meritokracia prevalon mbi interesat e ngushta per nje grusht votash te kryeministrit, ku rinia eshte zeri me i fuqishem i shoqërisë”, shkruan Këlliçi.

REAGIMI I KËLLIÇIT
Ne diten nderkombetare te rinise, Shqiperia renditet nder vendet me politikat me antirinore ne bote!
Politikat rinore te qeverise se Edi Rames nxisin emigrimin, analfabetizmin, ndeshkojne te arsimuarit dhe promovojne krimin.
Ne 6 vitet e Edi Rames ne pushtet, mbi 200 mije te rinj kane emigruar nga vendi.
Ne 6 vitet ne pushtet te Edi Rames, 130 mije nxenes braktisen shkollen.
Ne 6 vite ne pushtet te Edi Rames, si kurre me pare u promovuan personat me rekorde kriminale dhe ky fenomen vijon serish, sic eshte rasti i fundit i Valdrin Pjetrit.
Te rinjte shqiptare pavaresisht arsimimit dhe kualifikimeve te tyre, kane te pamundur te gjejne nje pune dinjitoze. Varferia rritet nga viti ne vit. Shqiptaret sot vuajne dhe per buken e perditshme.
Nderkohe Edi Rama vazhdon te vjedhe e plackise vendin, sic u faktua se fundi me skandalet korruptive si rruga Milot-Balldre, Unaza e Madhe apo afera me Teatrin Kombetar.
Arka e shtetit eshte bosh sepse parate perfundojne ne xhepat dhe llogarite bankare te qeveritareve dhe nje grushti oligarkesh. Nderkohe qe arken bosh Edi Rama kerkon ta mbushe me gjoba ndaj biznesit, ne te ashtequajturen lufte kunder informalitetit qe e nis cdo vit, e cdo vit informaliteti shtohet me shume, apo ne tarifat e rritura te edukimit per studentet qe i mashtroi dhjetorin e shkuar.
Ne diten nderkombetare te rinise thirrja ime eshte per cdo te ri shqiptar, reagoni, refuzoni kete regjim barbar, te bashkohemi per ndryshimin e madh per ti dhene fund tranzicionit e per te hedhur baza te forta te nje sistemi demokratik, ku te gjithe jane te barabarte para ligjit, ku meritokracia prevalon mbi interesat e ngushta per nje grusht votash te kryeministrit, ku rinia eshte zeri me i fuqishem i shoqerise.
Asnje regjim ne bote nuk i ka rezistuar dot perballjes me rinine. Regjimi kriminal i Edi Rames do te kete fundin e cdo krimineli ne bote, prangat.
Eshte misioni yne, i cdo te riu, ta ndryshojme kete situate e tu japim shqiptareve qeverine qe meritojne. Te krijojme kushtet per zhvillim ekonomik, per punesimin e te rinjve, per ta hequr njehere e pergjithmone Shqiperine nga statistikat e vendeve me te varfra e korruptuara ne bote, ku qytetaret nuk sigurojne dot as buken e gojes.
Bashke mund t’ia dalim. Bashke mund dhe do ta bejme Shqiperine si e gjithe Europa ????
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: