Agjencioni për mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës njofton se në Prizren është shfaqur një këlysh ariu. Këlyshi i është kthyer habitatit të vet natyror.

Sikurse shihet edhe nga videoja ariu gëzon shëndet të mire dhe është i lirë. Ai ishte marrë në mbikëqyrje të personave kompetent nga DAPK “Sharri”, pasi që në momentin e pranimit nuk ishte i gatshëm të kthehej në natyre.

Njoftimi i plotë i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës:

“Sharri i vogël”, i kthehet habitatit të tij natyror!

Këlyshi i vogël i llojit të ariut të murrmë i pagëzuar “Sharri”, i cili me datën 28.02.2019 ishte pranuar nga stafi i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” nga një banor i Komunës së Prizrenit, i është kthyer habitatit të tij natyrorë në territorin e Parkut aty ku edhe përket.

Sikurse shihet edhe nga videoja ariu gëzon shëndet të mire dhe është i lirë. Ai ishte marrë në mbikëqyrje të personave kompetent nga DAPK “Sharri”, pasi që në momentin e pranimit nuk ishte i gatshëm të kthehej në natyre.

Përmes kësaj video dhe këtij njoftimi AMMK informon opinionin publik por njeherit edhe demanton disa dezinformata që ditë më parë ishin shpërndarë në opinion nga disa portale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb