TIRANË- Është mbajtur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda një tjetër seancë në çështjen e shumëpërfolur ndaj Emiljano Shullazit. Por edhe sot Shullazi ka mohuar akuzat.

Ai iu është përgjigjur pyetjeve të avokatëve dhe ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, përfshirë kërcënimin e biznesmenit Ylvi Beqja. Shullazi deklaroi se ka firmosur kontratat e bëra nga ai.

“Nuk e kam kërcënuar Ylvi Beqjen. Kam firmosur kontratat e përpiluara nga Beqja”, ka deklaruar Shullazi në gjyq. Më pas një tjetër prej të pandehurve, Gilmando Dani ka kërkuar shtyrje të seancës. Ai ka dhënë pëlqimin për t’u pyetur në gjyq por në një moment të dytë. Seanca e radhës do të jetë të martën e ardhshme.

Emiljano Shullazi akuzohet për “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë”, “kanosje” dhe “shkatërrim të pronës me eksploziv”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb