TIRANË

Ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 foli për përgjimet e publikuara, ndërsa tha se  fenomeni i blerjes së votës në Shqipëri nuk është i ri , por ka kohë që aplikohet nga të gjitha partitë politike. Ai mes tjerash tregoi edhe formën se si bëhej sigurimi i votave. Sipas Klosit, janë shpërndarë edhe lopë tek qytetarët për të siguruar votat.

Ai komentoi përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, ku tha se ata që janë kapur duke biseduar duhet të përgjigjen para drejtësisë.  Klosi gjithashtu shtoi se me avancimin e teknologjisë faktimi i provave është intensifikuar dhe protagonistët e pazareve nuk mund të veprojnë kaq lehtë.

“Në fillim janë dukur interesante, të cilën ne kurrë nuk e bënim, por tani bëhen. Janë gjëra, që në parim bëhen në fushata elektorale. Nuk është e mirë dhe as normale. Në Shqipëri kjo është rutinë. Këta janë të parat që janë regjistruar dhe natyrisht do mbajnë pasojat. Kjo është e vjetër. Sigurisht  se ata do të mbajnë përgjegjësi. Tani është bërë e mundur dhe provat tregojnë se po: Mund të bëhen. Nuk ka qenë mundësia përpara për ti faktuar dhe nuk ka qenë fenomeni kaq masiv. Tani  që  provat janë dhe të shohim se çfarë do të bëjnë. Këtë punë e di prokuroria, ne mund të flasim sa të duam.  Morali është një gjë që e mbajnë ata që e kanë dhe e mbajnë përgjegjësi. Ligji  është ai që  vendos dhe nëse kapen të tjerët, ata do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Këto gjëra janë bërë në fshat dhe nuk mund të bëhen në qytet. Janë gjëra që dihen dhe mos të bëjmë sikur. Kush e ka pranuar fajin aq kollaj. Këtu nuk është morali. Por është ligji që të thotë është kaluar ky cak. Kjo kërkon punë dhe nuk është aq e lehtë. Kanë ndodhur vrasje dhe gjëra më të rënda. Tani që  kanë dalë mjetet, ata duhet të mendohen dhjetë herë para se ta bëjnë. Të dënohen ata që e kanë bërë.

Procesi është hapur. Prokuroria e ka problem dhe nëse prej asaj dalin sekrete, e ka problem këtë gjë. Edhe ata  gabojnë, për mua kanë gabuar. Nuk është për t’u çuditur. Detyra juaj nuk është për të nxjerrë fajtorë. Kjo Bën përshtypje dhe këtu dhe fillon dhe mbaron. Kam qenë unë në votime. Kemi dhënë nga një lopë. Unë jam i sigurtë dhe e them. Kjo është përdorur dikur duke blerë shefat e fiseve dhe nuk bisedohet me të tjerët. E përdori edhe LSI, kam qenë unë me LSI në atë kohë. Është një fenomen. Po nuk pate prova, kjo kthehet në propagandë”-tha  ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: