Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me biznesin në Elbasan për planin e “Paqes Fiskale”, ku u ndal tek heqja e taksës së sheshtë.

Sipas tij, taksa progresive u b që të vegjlit të mos goditeshin më shumë se të tjerët.

“Nëse ne do të kishim mbajtur taksën e sheshtë, të cilën e predikojnë të tjerët akoma sot si një zgjidhje magjike nuk do të kishim sot 93% të atyre që janë rrogëtarë në shtet apo privat që paguajnë më pak se 10%.
Taksa 10% bënte që të gjithë të paguanin 10% dhe godiste më të vegjëlit. Ne e kthyem në progresive pikërisht që më të vegjlit të mos paguajnë njësoj si më të mëdhenjtë dhe çfarë ka sjellë kjo. Çdo vit i kemi kursyer më të vegjëlve, rrogëtarëve me pagë mesatare 140 milionë euro që bëjeni llogarinë vetë në 10 vjet sa shkojnë. Një shumë jo e vogël për shtetin shqiptar, 1.4 miliardë janë shumë dhe ia kemi lënë arkës së familjes. Por në aspektin e administrimit ne e dimë që kemi të meta dhe boshllëqe që janë tonat ashtu sikundër e dimë shumë mirë që kemi hapësirë ende të pashkelur për të rritur të ardhurat për shtetin. Por nga ana tjetër nuk duam të synojmë rritjen e mëtejshme të të ardhurave duke ushtruar presion mbi sipërmarrjen duke bërë më shumë dëm sesa mirë. Për këtë arsye kemi menduar një plan që bazohet në një princip, i njohu”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb