TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka qenë në zonën e Kombinatit ku ka parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Banorët të frikësuar janë shprehur të gjithë njëherazi se pallatet e tyre e shtëpitë janë dëmtuar dhe kanë frikë të futen brenda.

Pas disa minutash, Rama ka arritur t’i qetësojë duke iu thënë se sot do të bëhet analiza me inxhinierët dhe se mund të strehohen në qendra sociale.

“Na lini të bëjmë analizën me inxhinierët, bën pallati nuk bën pallati. Më lini të mbaroj se do iki tek të tjerët që janë më keq se ju.  Do thonë specialistët bën apo nuk bën pallati nga ai moment fillon pjesa tjetër. Ne po merremi me të gjitha alternativat. Qendrat sociale janë të përkohshme. Mos më vdisni para kohe se pastaj nuk ua zgjidh njeri këto punë. T’i marrim gjërat me radhë. Në qoftë se na lini me durim dhe qetësi do të bëhen gjërat më mirë dhe ne do jemi të fokusuar. jam shumë mirëkuptues për stresin e hallin. Të rrish në shi, të rrish në makinë, e kuptoj ankthin.

Unë nuk lëviz nga pallati, ra nuk ra. Është e shkruar. Varet si është. Ne do bëjmë tonën, aksidenteve nuk kemi çfarë t’u bëjmë”, iu tha Rama banorëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: