Deputetja e PD Ina Zhupa ka deklaruar se asnjë skenar nuk përjashtohet në lidhje me protestën e paralajmëruar më 23 dhjetor.
E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ajo u shpreh se grupi i punës ka një plan të kristalizuar, por se gjithçka mund të ndodhë për shkak të mllefit të qytetarëve që mund të dalin jashtë skenarit.
Pjesë nga biseda në studio:
Nisida Tufa: Një tjetër protestë në krishtlindje, pse kjo datë, si u vendos?
Ina Zhupa: Ne jemi në stinën e mosbindjes civile, gjithmonë datat tona kanë ngjallur dyshime, por ajo që duhet thënë është që shqiptarët nuk kanë mundësinë të festojnë, shqiptarët sot nuk i presin me atë frymën e tavolinave plot, janë të gatshëm në protesta dhe mosbindje civile të mos jetë e qëndrueshme, ne kemi komunikuar me qytetarët ata na kërkojnë aksion, pensionistët na kërkojnë.
Kjo është protesta më e madhe e mosbindjes civile, nuk është thjesht një protestë me fjalime, ky është një skenar i diversikimit.
Protesta do të zhvillohet në te gjithë Tiranën. Të premten kishim një mbledhje të këshillit kombëtar dhe kemi diskutuar edhe me skenarët e mundshme të protestës së 23 dhjetorit.
Nisida Tufa:Do të ketë bllokim të rrugëve?
Ina Zhupa: Asgjë nuk përjashtohet, as mundësia e bllokimit të rrugëve. Berisha ka thënë janë 77 mënyra të mosbindjes civile deri më tani kemi ezauruar vetëm 6 mënyra deri më tani. Demokratët do t’i përgjigjen masivisht kësaj proteste, por edhe opozitarët. U pa që me protestë, në Kushtetutë por edhe me besimin në zot mund të arrihet. I pranishëm në këtë mosbindje civile do të jetë edhe kreu i Partisë Demokratike. Kur u arrestua Berisha dy ishin qëllimet, djegia e mandatit dhe nuk do ta lejonin në fushatën elektorale. Këto nuk ndodhën nga qëndrueshmëria sepse dritarja e Berishës u kthye ne një arenë e fjalës së lirë. Demokratët as nuk tërhiqen, as nuk thyhen.
Ne shkojmë për të protestuar, ne njoftojmë, nuk marrim leje. Policia del me një plan, protesta nuk ndalohet, nuk bllokohet. Këto janë skenarë. Po rruga e Shpresës pse nuk bllokohej, nuk është puna e bllokimit është puna e skenarit për të intimiduar protestuesit.
Kur policët heqin uniformën neve na ankohen për pagat e tyre, protestoni dhe për shpërblim për protestat që keni bërë që nuk i kemi marrë.
Nisida Tufa:Ka kristalizim për protestën e 23 dhjetorit?
Ina Zhupa: Grupi i punës ka një plan të paracaktuar. Ato që ndodhin në protesta nuk parashikohen, asgjë nuk shkon sipas skenarit, kundërpërgjigjet dhe raksioni emllefi i qytetarëve ndodh të kanalizohet në rrugë të ndryshme nga çfarë kemi parashikuar.
Qytetarët do të na përgjigjen masivisht, rrethet do të na përgjigjen na janë përgjigjur, ky është një aksion opozitar, nuk e kemi quajtur protestë kombëtare.
Nisida Tufa:Pse çdo protestë titullohet më e madhja ndonjëherë?
Ina Zhupa: Na ka treguar historia se nga protesta në protestë ne kemi ardhur duke u rritur, ne kemi ardhur duke diversikuar aksionin tonë, qytetarët janë shtuar, por edhe skandalet e qeverisë janë shtuar.
(BalkanWeb)