Në konferencën e përbashkët për mediat mbrëmjen e së mërkurës, Presidenti Macron ripohoi qëndrimin e Francës zyrtare, se është kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

“ “Dua të them, se ashtu si kancelarja, mendoj se ky rajon është me një rëndësi strategjike për Evropën. Mendoj se kemi ende gjëra të tjera për të finalizuar, më pas të hapim negociatat. Mendoj që duhet ta reformojmë këtë procedurë që është aktualisht e pakthyeshme. Kemi dhe gjëra të çuditshme në këtë proces. Për shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil nga ky vend”, tha Macron.

Nga ana e saj, Kancelarja Merkel u shpreh se duhet një vendim për çeljen e negociatave. “Kemi disa diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini, duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave”. tha Merkel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb