Në emisionin “Open”, deputeti Agron Duka, kreu i PAA-së, tha se me kodin zgjedhor, sa më shumë parti të garojnë, favorizojnë mazhorancën, ose Edi Ramën.

Duka tha se në zgjedhjet e fundit parlamentare, opozita humbi mandate deputetësh vetëm sepse ishte e fragmentarizuar.

“Nëse do të ishte LSI në koalicion me ne, në Durrës do të merrnim 7 mandate deputetësh. Nga 100 mijë vota që mori në atë kohë kjo parti, në vend të 4 mandateve, do të kishte ndoshta 10 deputetë”, tha Duka.

Ai tha se ky Kod Zgjedhor është i tmerrshëm. “Kemi humbur mandate për 50 vota në Durrës, për 30 vota në Berat. Tani çfarë ndodh, një parti e re, merr 200 vota, nga votat e opozitës do i marrin, do humbasë opozita mandate”, tha Duka. Ai tha se ky Kod dekurajon partitë e reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb