Holanda bëhet gati për t’u përballuar sonte në mbrëmje me Francë, në atë që konsiderohet si sfida më e rëndësishme e Grupi D në këtë Euro 2024.
Weghorst ishte protagonisti i ndeshjes së parë, teksa ish sulmuesi i Manchester United, realizoi golin e fitores ndaj polakëve, vetëm dy minuta pasi ishte futur në fushën e lojës.

“Unë kam një mentalitet të çmendur fitues. Luftoj gjithmonë për të ndihmuar skuadrën. Golat e mi janë të gjithë brenda zonës. Për më tepër i kam shënuar me një prekje. Duhet të vazhdojmë kështu. Por skuadra është shumë e rëndësishme dhe më ka ndihmuar për të qenë në pozita shumë të mira për të goditur portën dhe për të fituar ndeshjet. Të shohim sepse na presin ndeshje të forta dhe shumë interesante. Europiani sa fillon dhe bëhet i vështirë”, ka thënë Weghorst.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: