Përveç trajnerit Sylvinho, në konferencë për shtyp para takimit të Nations League ndaj Çekisë ka dalë edhe mesfushori i kombëtares, Nedim Bajrami.
“Besoj se goli që kam bërë, i përket të kaluarës. Këtë herë do të jetë një sfidë ndryshe. Është një skuadër e fortë fizikisht. E kemi përgatitur ndeshje. I gjithë ekipi është gati dhe e rëndësishme është që të mos humbasim ndeshjen. E dimë që na mungojnë disa lojtarë. E gjithë skuadra është gati. Tuci ka bërë stërvitjen e parë, e kemi pritur mirë. I gjithë ekipi është gati. Do japim maksimumin. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë, sepse Çekia është e fortë në shtëpi.
Çdo ndeshje ka peshën e vet, por nesër do të futemi në fushë për të dhënë maksimumin. Kemi luajtur me Çekinë dhe e njohim kundërshtarin. Nesër do të jetë një ndeshje ndryshe. Kundërshtari nuk e ka harruar ende barazimin e kaluar. Është ende për të folur për vendin e parë në grup. Është një sfidë e rëndësishme, sepse nuk e kanë harruar çfarë ndodhi. Ne e dimë këtë dhe jemi përgatitur. Jemi një skuadër e fortë, por kemi edhe lojtarë të fortë nga ana individuale” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)