Ish-kandidati i PS për deputet, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se në kohën e Sali Berishës ai dhe të tjerët që kanë protestuar kanë ngrënë tetë orë dru në komisariat.

Muharremi u shpreh se e kanë tërhequr edhe zvarrë. Sipas tij, më 2014 ka protestuar për jetimët dhe Edi Rama e ka pritur në zyrë, duke i shpjeguar dhe problemet që kanë sot jetimët.

“Me Edi Ramën më ka bashkuar fryma e bashkëpunimit. Jeta ime ka kaluar nëpër shtëpitë e femijëve. Në kohën kur e ka qeverisur vendin Sali Berisha, ai më ka pritur në zyrë dhe siç më ka pritur, ashtu kam dalë. Pa asnjë lloj vëmendje. Kur unë protestoja për të drejtat, në kohën e qeverisjes së PD, 200 të rinj kemi ngrënë dru nga policia.

Tetë orë në komisariat kemi ngrënë dru sistematike, vetëm pse kishim pension vetëm 3 mijë lekë të reja. Na kanë tërhequr zvarrë. Më 2014, kur Rama ka qenë në qeveri, kam protestuar nën shi dhe më ka ardhur menjëherë telefonata. Më kanë pritur në zyrë, për të më thënë se çfarë është gabim e çfarë duhet të bëjmë për këtë kategori. Nuk ka frymë tek PD”, tha Muharremi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb