Nuk kanë fund polemikat ndërmjet Real Madrid dhe France Football pasi klubi spanjoll braktisi ceremoninë e organizuar në Paris për “Topin e Artë”. Për të sqaruar situatën, arsyen pse fitues u shpall Rodri dhe jo Vinicius jr ka menduar kryeredaktori i France Football, Vincent Garcia:

“Vinicius ka vuajtur shumë prezencën e Bellingham dhe Carvajal në pesë vendet e para, kjo pasi matematikisht ka ndikuar te pikët, prezenca e tyre i ka hequr pikë Vinicius”, u shpreh Garcia duke zbuluar më pas se ka pasur shumë presion nga ana e Real Madrid:

“Kam pasur shumë presion nga ana e Real Madrid, por kjo ndodh me të gjithë klubet. Unë gjithnjë kam qenë i qartë dhe i drejtë, por heshtja ime mbase i ka dërguar në këto limite. Më erdhi shumë keq që ata munguan. Këtë herë ishte ndryshe, pasi fituesit dhe ata që do të merrnin çmime nuk do të njoftoheshin. Mendoja se të gjithë ishin dakord me këtë, por në fund nuk e di sepse kërkonin që të ndryshoheshin rregullat”, u shpreh kryeredaktori i France Football.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb