Deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se Shqipërinë në BE do ta dërgojë Partia Socialiste me programin e saj.

Qefalia u shpreh se qytetarët në Tiranë duhet të presin me gëzim lajmin se në fund të vitit 2024 do të hapet Unaza e Madhe në kryeqytet. Ai tha se gjithashtu në fund të vitit do të hapet edhe Tuneli i Murrizit tek Rruga e Arbrit.

Xhemal Qefalia: Ne jemi në prag zgjedhjesh dhe fushata thuajse ka nisur. PS do prezantojë programin dhe PD do prezantojë programin. Jam i bindur se maxhoranca po bën punë tepër të mirë për çdo kategori, edhe për pensionistët. Shqipërinë në BE do ta çojë PS. PS ka prioritet edhe rrugët. Në fund të vitit hapet Unaza e Madhe dhe Tuneli i Murrizit. Po zgjerojmë edhe rrugën Tiranë-Durrës. Këto janë projekte me interes kombëtar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb