SERBI 

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në një deklaratë publike gjatë një takimi me të rinj të Serbisë, tha se shteti serb “ka probleme me shqiptarët”. Ai shtoi se “megjithatë Serbia ka forcën për të mbrojtur serbët”.

Vuçiç tha se “ata që mendojnë se Serbia është e dobët, gabojnë rëndë”. Ai shtoi se Serbia ka pasur dhe ka fuqi dhe se askush nuk do të mundet që të prekë serbët, sepse ata janë “zot të shtëpive të tyre”, përcjell B92 e Beogradit.

“Sa i përket ekonomisë, unë shoh përparim të madh, përmirësim të madh, rrugë të mira dhe drejtim të saktë. Ne kemi një problem politik me shqiptarët në Kosovë dhe në Metohi, sepse kemi të bëjmë me njerëz që janë të papërgjegjshëm dhe mendoj se ata po veprojnë në mënyrë të paligjshme. Ata mendojnë se mund të përndjekin serbët dhe mund të bëjnë ç’të duan kundër Serbisë, por e kanë gabim”, tha Vuçiç gjatë takimit që kishte në qytetin e Sekajn në Serbi.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb