Kandidatja e Partisë “Mundësia”, Barbara Doda, në emisionin “Open” në Neës24 të moderuar nga Eni Vasili, tha se duhet vendosur euro në Shqipëri dhe mos jetë më leku.

“Shqipëria është një shtet i vogël, jo i dobët. Besojmë tek individi, shteti duhet të jetë për të mos penguar, por deri tani e ka bërë ndër vite sepse ka vendosur monopole.

Kemi propozuar vendosjen e Euros si monedhë të vetme, krijon stabilitet. Do të vinin më shumë investime nga të huajt, por edhe bizneset tona që eksportojnë fitojnë. 20% kanë pasur humbje nga forcimi i lekut.

Çështja tjetër, korrupsioni dhe monopoli e kane lënë vendin prapa. Ne jemi për liri tregu. Oligarkia është problem, qeveria e mban gjallë dhe pasojat janë këto” – tha Doda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb