Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmje ne sotme përballë Ukrainës, sfidën e vlefshme për raundin e fundit të Nations League. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, nis në orën 20:45. Në prag të kësaj sfide ka folur presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

“Nuk mendoi që ne morëm më pak nga ajo ç’ka meritonim me Çekinë. Përgatitja e ndeshjes është bërë në mënyrën e duhur, por do të kemi një performancë të mirë. Nuk jemi në ditën tonë më të mirë për shkak të mungesave, por jemi gati për ta përballuar këtë ndeshje futbolli.

Ne do të bëjmë detyrën tonë, ta fitojmë lojën. Me respekt maksimal, por as drojë dhe frikë për kundërshtarin. Kemi bërë dy paraqitje shumë të mira kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë në Gjeorgji. Në Çeki realisht ishte një ndeshje e dobët, e humbur nga ne.  Kundër Gjeorgjisë në shtëpi nuk mendoi se duhet të humbnim, por nuk ishim në nivelin që në të vërtetë ka skuadra jonë.

Shqipëria në Botëror? Duhet të shohim shortin. Dihet që gara për Botëror është më e fortë se ajo për Europian pasi shkojnë vetëm 16 skuadra, dhe vetëm vendet e para direkt. Shansat e Shqipërisë që sigurojnë Play Off janë të larta”, tha Duka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: