Holanda u kualifikua për në çerekfinale të Euro 2024, pas një prove force, teksa kaloi pa probleme Rumaninë me rezultatin 3-0. Ndërkohë Iordanescu u shpreh i kënaqur për atë ç’ka arriti skuadra e udhëhequr nga ai: Sot përmbyllim një histori suksesi. Skuadra dha maksimumin. Kemi shkruar historinë këtu në Gjermani, së bashku me tifozët. Shpresonim të shkonim më lartë, pasi dhamë gjithçka, i falenderoj të gjithë për mbështetjen, përfundoi tekniku rumun.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: