TIRANË

Kryeministri Edi Rama e ka theksuar disa herë gjatë konferencës së sotme se nuk ka asnjë cedim nga ana e tij dhe qeverisë që drejton edhe pse Shqipëria mori “Jo” për negociatat.


Ai tha se nuk do të ketë asnjë votëbesim dhe se qeveria ka plot punë për të bërë e nuk mund të kënaqë askënd që s’ka punë, duke iu referuar kreut të PD-së Lulzim Basha.


“Sa i përket votëbesimit për të plotësuar një nga pikat, për të kënaqur ata unë mendoj që ne kemi absolutisht shumë gjëra për të bërë dhe nuk kemi asnjë kohë për të humbur. Kemi plot punë për të bërë dhe as që nuk bëhet fjalë për të kënaqur askënd që s’ka punë dhe që nuk di t’i gjejë punë vetes. E kam fjalën për ata që thonë hap krahun”, u shpreh Rama.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: