Kryetari i parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, në fjalën e mbajtur në seancën parlamentare të përbashkët të Shqipërisë e Kosovës në Prishtinë, tha se Shqipëria e Kosova janë në krah të njëra-tjetrës, pa asnjë kusht.

Konjufca deklaroi se bashkëpunimi parlamentar mes Shqipërisë e Kosovës është ngritur në një tjetër nivel. Ai shtoi se si Shqipëria dhe Kosova synojnë të jenë pjesë e të njëjtës familje, BE-së. Konjufca deklaroi se Kosova falënderon Tiranën, për mbrojtjen që i ka bërë shtetit të Kosovës në forume ndërkombëtare.

Gluak Konjufca: Ky përbashkim i yni sot përbën më shumë se simbolikë. Kjo seancë duhet parë si dëshmi se Kosova e Shqipëria janë me njëra-tjetrën pa asnjë kusht. Ne duhet të përfaqësojmë një komb, që për ne është i përbashkët. Bashkëpunimin parlamentar e kemi ngritur në nivel tjetër e kjo për ne ka qenë një arritje e konsiderueshme. Shqipëria e Kosova synojnë të njëjtën familje, BE-në. Kosova mbetet kampion i demokracisë në rajon dhe me këtë duhet të krenohemi si popull.

Shqiptarët kanë qenë aleati më i natyrshëm i vlerave perëndimore në Ballkan. Falënderojmë Tiranën për mbrojtjen e Kosovës në forumet e botës. Kosova ka në krah Republikën e Shqipërisë. Në fund dëshiroj të uroj shqiptarët në shtetet tona për festat e fundvitit dhe urojmë një vit më të mirë për të gjithë.

(d.xh-Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb