Kendall Jenner ka ndarë disa foto të reja nga pushimet me 292 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Modelja 28-vjeçare postoi disa foto të saj duke pozuar në një varkë, veshur me bikini të kuqe dhe fund të zi dhe një kapele të kuqe duke buzëqeshur për kamerën. Jenner nuk ka specifikuar se ku po pushon.

Më herët gjatë verës, modelja e njohur u gjet në Greqi. Së bashku me motrën e saj, Kim Kardashian, nënën e saj, Kris Jenner dhe partnerin e saj, Bad Bunny, ata kishin shijuar disa ditë në Spetses.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Objektivi kishte filmuar familjen e njohur duke shëtitur në ishull, me njerëz të sigurisë që i shoqëronin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: