MAQEDONIA E VERIUT

Vardari i Shkupit ia doli që të shpallet kampion i Ligës së Kampioneve në Europë në sportin e Handbollit. Skuadra nga Maqedonia e Veriut triumfoi përballë klubit hungarez, Telekom Veszprem në finalen e zhvilluar në Këln të Gjermanisë.

Mirëpo, tifoz-grupi “Komiti”, sikundër çdo herë vijon të ofendojë shqiptarët. “Vdekje shqiptarëve”, “shqiptarë të mjerë”, ishin disa thirrje të tyre në kohën që po “festonin” në qendër të kryeqytetit të Maqedonisë Veriore.

Ajo që e bën situatën akoma më të rëndë është se as kryetari i Shkupit Petre Shilegov dhe as ndonjë institucion tjetër në shtetin fqinj nuk ka reaguar për korin racist.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb