KOSOVE

Dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit ishte përrallore dhe çdo detaj i saj mori vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale. Në këto të fundit qarkulluan video që u bënë shumë virale e një ndër to ishte momenti i hyrjes së Dafinës në dasmë. Ajo shkon drejt Kreshnikut për të nisur vallëzimin e parë si çift ndërsa shoqërohen nga Shpat Deda që këndon.

Në intervistën me “Canape” në T7, këngëtari u ndal pikërisht në këtë moment kaq të veçantë të dasmës duke treguar sesi lindi kjo ide.

“Dafinën e kam shoqe të kahmotshme, tashmë edhe Kreshnikun, të dy i kam miq të afërt, të dashur. Thjesht më ka shkruar një ditë, me një dëshirë që kemi shumë qejf që ti të vish dhe të këndosh në dasmën tonë në momentin kur fillon vallëzimi dhe për atë moment vallëzimi më ka kërkuar një këngë që unë s’e kisha dëgjuar kurrë, ishte një këngë e ‘Gjurmëve’ që e kishte emrin ‘Ty’, ka qenë thjesht si demo por vërtet një këngë shumë e bukur dhe e ëmbël, tha ‘dua të këndosh atë këngë’ dhe ‘Përgjithmonë’ kur të hyj, vetëm me kitarë. M’u duk shumë e veçantë si kishin vendosur ta shënonin këtë moment dhe u ndjeva shumë mirë”- tha këngëtari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb