Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje e përvitshme televizive e organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), u hap në orën 20:00 të së martës sipas orës së Pekinit, në vigjilje të Vitit të Ri Kinez.
Galaja përmbante një program të larmishëm, që nga këngët, vallet, skeçet, dramat tradicionale, deri te artet marciale, komeditë muzikore, numrat akrobatikë etj.
Më 4 dhjetor 2024, “Festa e Pranverës – Praktikat shoqërore të popullit kinez në festimin e Vitit të Ri tradicional” u përfshi me sukses në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s. Si Galaja e parë e Festës së Pranverës pas aplikimit të suksesshëm të Festës së Pranverës si një trashëgimi botërore, ekipi regjisorial i galasë zhvilloi në mënyrë inovative zakonet festive popullore e trashëgimitë kulturore jomateriale, duke integruar elemente të ndryshme të trashëgimisë kulturore jomateriale në gala për të demonstruar plotësisht bukurinë e kulturës së shkëlqyer tradicionale të Kinës.
Në këngën “Shtylla” përshkruhet bukuria e arkitekturës tradicionale kineze. Nëpërmjet paraqitjes së pamjeve të ndërtesave simbol të Tempullit të Qiellit dhe atyre përgjatë Boshtit Qendror të Pekinit, që janë përfshirë në trashëgiminë kulturore botërore, tregohet josha e kulturës kineze dhe karakteri i vendosur i popullit kinez, që janë si shtylla ku mbështetet i gjithë kombi kinez.
Yangge Bot, nëpërmjet stilit më rrëzëllitës verilindor, kërcimit më emocionues Yangge dhe robotit më të fuqishëm, krijojnë një përplasje e ndërthurje harmonike, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë e humoristike dhe ndërveprim në kohë reale.
Arti marcial “Pena shkruan dragoin dhe gjarprin” lëvdon shkrimin kursiv të kaligrafes së re Huai Su, duke e krahasuar atë me një dragua dhe një gjarpër. Kjo shprehje përdoret ende për të përshkruar kaligrafinë që është veçanërisht e rrjedhshme.
Katër degët në Chongqing, Wuhan, Lhasa, Wuxi lidhen me skenën kryesore në Pekin. Performancat e të kënduarit, kërcimit, magjisë, arteve marciale etj. u paraqitën në mënyrë inovative.
Nga Rajoni Autonom Xizang deri në qytetet ujore në jug të Lumit Jance, katër degët rajonale pasqyruan atmosferën e zhvillimit të epokës së re, duke përfshirë zakonet dhe praktikat lokale si edhe duke shfaqur peizazhin e bukur të Kinës.
Ndërkohë risitë skenare dhe teknologjike do të përdoren në Galanë e Festës së Pranverës të Grupi Mediatik të Kinës për të mirëpritur ardhjen e Vitit të Ri Kinez 2025. Inovacionet janë zbatuar në shfaqjen artistike, në dizanjimin e arenës dhe në transmetimin për grupet me aftësi të kufizuar fizike.
Arena e kësaj galaje është në formë “Ruyi”, një mjet që simbolizon mbarësinë, që lidh teatrin me vendet e shikuesve, duke u dhuruar hare dhe mbarësi shikuesve.
Shumë teknologji të reja, si VR, 3D pa syze, projeksione me qartësi super të lartë etj. do të përdoren plotësisht në arenën e kësaj galaje.
Sivjet Galaja do të transmetohet për herë të parë në versionet për publikun me aftësi të kufizuar pamore dhe dëgjimore, për mbi 45 milionë persona të tillë në mbarë vendin.
2025-a është Viti i Gjarprit sipas zodiakut kinez me 12 shenja. Gjarpërinjtë simbolizojnë mençurinë, vigjilencën dhe ndryshimin në kulturën kineze. Zgjuarsia dhe strategjia që shfaqin gjarpërinjtë kur gjuajnë i bëjnë ata një simbol të inteligjencës dhe fleksibilitetit.