Javën e kaluar Bacillakuten, një program për fëmijë në SVT (televizioni publik suedez) ka nxjerrë online një video me shumë ngjyra, të shoqëruar nga një këngë e gëzueshme, në lidhje me organet gjenitale të njeriut (penisin dhe vaginën).


Kënga që quhet “Snoppen och snippan”, thotë ndër të tjera: “Vagina është një gjë e bukur, besomëni, edhe tek një zonjë e vjetër, gjithë eleganca është aty’.


Objektivi i videos është të transmetojë tek fëmijët një imazh pozitiv të organeve të tyre gjenitale dhe ti mësojë atyre, funksionin në mënyrë më të lehtë.


Reagimet për videon kanë qenë të mëdha shkruan The Local. Ka nga ato që gjejnë tek videoja, një mënyrë të mirë për ti folur fëmijëve, për një argument kompleks, por ka edhe nga ata që i duket e pahijshme kjo gjë.

Edhe Youtube në fillim kishte kategorizuar videon si një video vetëm për ‘të rritur”, por më pas nga presionet e televizionit e ka hapur për të gjithë. Ndjekim videon. (da.xha/BalkanWeb)