Mbrëmë nisi edicioni i tretë i realityshow “Big Brother VIP Kosova”. “BBVK3” i ka besuar moderimin sërish dyshes së njohur tanimë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Ndërsa, në rolin e opinionistëve janë Milaim Zeka dhe Olta Gixhari.

Në natën e parë hynë plot 20 banorë.

Këta janë banorët e “Big Brother VIP Kosova 3” që hynë në BBVK, mes tyre artistë të njohur, aktorë, këngëtarë, por edhe gazetarë.

Big 2

Këngëtarja kosovare, Drenusha Latifi, artistja nga Mitrovica e njohur me nofkën “Bay T”, Burim Vatovci, artisti i njohur me nofkën “Gjesti” dhe Xheneta Fetahu.

Po ashtu janë: Këngëtarja nga Shqipëria – Rovena Stefa, këngëtari Naim Bunjaku i njohur më nofkën “Xuxi”, gazetari Vullnet Krasniqi, aktorja Gresa Gashi dhe ish-konkurrenti i “Përputhen”, Mevlan Shaba.

Big 3

Banorë të tjerë të BBVK janë edhe Ana, Aria, Arioni, Driloni, Lejla Zeferi, Leo, Sara, Besfort Daka si dhe këngëtari shqiptaro-latin Kevin Edmond.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb