TIRANE


Noizy dhe Varrosi sollën vitin e kaluar një këngë e cila u shndërrua në një hit vendor, por edhe ndërkombëtar. “Meksikana” titullohet kënga e dyshes që deri më tani është shikuar mbi 6.6 milionë herë në YouTube.



Kënga e tyre u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe mesa duket ju ka bërë përshtypje edhe disa artistëve të huaj. Por, Varrosi së fundi ka treguar se kënga e tyre është vjedhur nga disa artistë bullgarë, të cilët kanë publikuar versionin e këngës së tyre.

Artistët bullgarë Slavi Trifonov, KU-KU Band dhe Gamma kanë realizuar këngën e tyre me po të njëjtin ritëm si ajo e Noizyt dhe Varrosit. Kënga e bullgarëve është publikuar muajin e kaluar dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar.

Untitled 3
Untitled 3

(BalkanWeb)