BRITANI E MADHE

Pak ditë më parë grupi i njohur, Rolling Stones lajmëroi shtyrjen e koncertit të tyre në SHBA dhe në Kanada. Lajmin e ka dhënë vetë grupi ku nëpërmjet një deklarate për mediat zbuluan për fansat se mjekët e këshilluan Mick Jagger-in të mos shkonte në turne pasi duhet t’i nënshtrohet trajtimit mjekësor.

BBC shkruan se turneu i Rolling Stones duhet të fillonte në Miami më 20 prill, dhe më pas të zhvendosej në Amerikën e Veriut dhe më pas koncerti i fundit në Oro-Medonte, Kanada më 29 qershor.

Por ditën e sotme burime për ‘Drudge Report’ treguan se lideri i grupit do t’i nënshtrohet një ndërhyrje në zemër gjatë kësaj javë. Por ai do të rikthehet në skenë brenda verës.

Mick Jagger do t’ nënshtrohet një operacioni për të zëvendësuar një valvul në zemër. Por ky operacion nuk rrezik për jetën e 75-vjecarit pasi është i suksesshëm 95% shkruan BBC.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb