SHBA

Pasi Idris Iba u shpall vitin e kaluar si mashkulli më seksi i vitit 2018, këtë herë është rradha e një këngëtari të famshëm të mbajë këtë titull për 2019-ën.


Sipas People, mashkulli më sexy në botë për 2019-ën është John Legend. Pasi rrëmbeu Grammy-n e tij të parë, në vitin 2006, karriera e këngëtarit ka qenë gjithmonë në rritje. Përveçse një bashkëshort dhe baba i përkushtuar, Legend është edhe një prej personazheve më të dashur të Hollyëood-it.


I pyetur se çfarë mendon për titullin që ka marrë (si mashkulli më sexy në botë), John Legend është shprehur me humor: U emocionova, por edhe u tremba njëkohëisht, sepse është shumë presion për mua.


Tani të gjithë më shohin për të kuptuar më mirë për të kuptuar nëse jam vërtetë mashkulli më seksi në botë. Këngëtari i hitit “All of me” është i martuar me modelen Chrissy Teigen dhe janë prindër të dy femijëve të vegjël.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: