Divorci me nënën e djalit të tij, Majlinda Zeka bëri bujë pak kohë më parë dhe pushtoi mediat rozë. Por pas ndarjes këngëtari nga Kosova, Majk nisi një romancë me vajzën e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi me të cilën duket se sërish lidhja nuk ka funksionuar dhe është ndarë.

Emisioni ‘Prive’ duke iu referuar burimeve pranë çiftit, bëjnë me dije se gjërat mes Majk dhe Melita Nushit duket se nuk kanë funksionuar dhe dyshja i ka dhënë fund lidhjes që zgjati vetëm pak muaj.

Një sinjal në lidhje me këtë çështje e ka dhënë edhe vetë Majku i cili në një postim në Instagram, në mbishkrimin e fotos së një modeleje të huaj ka shkruar: “Du m’u dashuru pasha jetën!”

-640-0-5a9d2bb0ca9fd

-640-0-5a9d2bb19c610

-640-0-5a9d2bad6e864
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: