ARGJENTINE – Një këngëtar nga Argjentina ka humbur jetën gjatë performancës së tij në skenë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Këngëtarin 21-vjeçar, Agustin Briolini e zuri korenti në mikrofon, pasi telat e tij ishin lidhur në mënyrë të gabuar.

21-vjeçarit i është dhënë menjëherë ndihma e parë dhe mjekët kanë mundur ta mbajnë për disa orë në jetë, por fatkeqësisht ai humbi jetën në spital.

Anëtarët e grupit “Krebs”, ku Briolini ishte këngëtar, janë të shokuar nga ngjarja e rëndë.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb