Këngëtarja e famshme britanike, Adele, ka shpërthyer në lot teksa ka njoftuar në fundjavë se do të marrë pushim të gjatë nga muzika. Por gjatë koncerteve në Munih të Gjermanisë, 36-vjeçarja ka thyer dy rekorde njëri prej tyre njihet edhe zyrtarisht nga Libri i Rekordeve Guinness.

Fillimisht më shumë se 730 mijë adhurues nga e gjithë bota e ndoqën nga afër këngëtaren në serinë prej dhjetë koncertesh në ambient të hapur. Me 730 mijë bileta të shitura, koncertet e Adelet regjistruan pjesëmarrjen më të madhe të çfarëdo koncerti jashtë Las Vegasit.

Dhe së dyti, rekordi tjetër fenomenal i saj, ishte për paraqitjet që kishte pasur në Munih. Libri i Rekordeve Guinness e ka certifikuar ekranin që u përdor në koncertin e saj si më të madhin LED ndonjëherë.

“Efektet vizuale, të përshtatura në çdo këngë, vërtetë që i shtuan performancës faktorin ‘wow’. Ishte performancë e kompletuar në një niveli të artistit siç është Adele. Ajo është zyrtarisht e mahnitshme”, thuhet në njoftimin e Librit të Rekordeve Guinness.

Më herët në Munih, Adele u emocionua teksa njoftoi fansat se pas koncerteve do të marrë pushim më të gjatë nga muzika. “I kam edhe dhjetë shfaqje, por pas kësaj nuk do të ju shoh për kohë të gjatë dhe do ju mbaj në zemër”, qe shprehur ajo.

Superylli 36-vjeçar ka thënë se po planifikon t’i lehtësojë gjërat dhe të kalojë kohë cilësore me partnerin e saj, agjentin sportiv Rich Paul, 42 vjeç, dhe djalin e saj 11-vjeçar Angelo, të cilin e ka me ish-bashkëshortin, Simon Konecki.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: