SHBA


Pak ditë më patë këngtëarja e njohur, Katy Perry u akuzua për plagjiaturë. Kënga e saj ‘Dark Horse’ e 2014 është kopjuar nga ‘Joyful Noise’, një këngë e reperit Marcus ‘Flame’ Gray. Gjatë procesit ylli i pop-it i kishte mohuar akuzat për plagjiaturë duke deklaruar që nuk e kishte dëgjuar kurrë këngën e bërë në vitin 2009.


Këngëtares së njohur i duhet t’i paguajë 2.8 milionë dollarë reperin Marcus Gray për këtë plagjiaturë. Por telashet nuk kanë të mbaruar për këngëtaren amerikane.


Untitled 7
Untitled 7

Josh Kloss, balerini dhe modeli i cili shfaqet në këngën e saj “Teenage Dream” në vitin 2010 akuzon Katy Perry-in për ngacmim seksual. Ai me anë të një statusi në rrjetet sociale ka treguar së është ‘poshtëruar seksualisht’ nga këngëtarja e njohur.

“Më kërkoi që t’i tregoja pjesët intime, duke më trajtuar si një prostitutë”- treguar ai. “Me Katy-in jam takua disa herë pas përfundimit të xhirimeve të “Teenage Dream”. Njëherë e kam takuar me një mikun tim, i cili ishte një fans i çmendur i saj. Kur u takuam u përqafuam. Dhe në sy të gjithë të pranishmëve donte që të hiqja pantallonat dhe të tregoja pjesët intime në sy të të gjithëve. Imagjononi sa siklet ishte për mua”- vazhdon më tej Josh Kloss. Kujtojmë që në muajin dhjetor këngëtarja I tregoi të gjithë botës unazën, me të cilën aktori Orlando Bloom i kishte propozuar për martesë.
(BalkanWeb)