Këngëtarja e njohur kanadeze e hitit “Ironic”, Alanis Morissette do të bëhet nënë për herë të tretë. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja me anë të një fotoje të postuar në rrjete sociale.

Në foto Alanis shfaqet me barkun e rrumbullakosur teksa këndon. “Kaq shumë të reja”, shkruan Alanis në përshkrimin e fotos.

Këngëtarja 44-vjeçare është e martuar me reperin Mario Treadway dhe ka dy fëmijë, Ever Imre, 8 vjeç dhe Onyx Solace, 3 vjeç.

Hitet e saj më të njohura janë “Ironic,” ”You Oughta Know,” ”Thank U” dhe “Hands Clean”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb