Të duash muzikën e mirë, atë që të paktën ka melodinë, është një kultivim cilësor shijesh. Një vajzë që nuk hoqi dorë kurrë nga muzika rrok, bëhet sot personazh i emisionit “Dikush”. Elinara Shehu, imazh i grupeve rebele të viteve ’90, përzgjedhëse e kujdesshme e asaj që këndon, na lejon ta shohim pak më shumë edhe në planin personal.

Pamja e saj nuk do na i tregojë ndoshta kurrë vitet e moshës (po kujt i duhet kjo), ndaj impresioni bëhet sfidues para një portreti që do e klasifikonte pa rezerva si një vajzë me bukuri kozmike. Gjendja që të krijon ky lexim, është vetëm një kllapë e madhe e cila të shumëzon me 0 gjithçka.

Rrëzon çdo përcaktim kur ajo thotë vetë, me një fjalë të vetme, se është tip i vështirë. Mund të konsiderohet si keqardhje, kur ndër rreshta ndien se nuk ka mundur ende të gjejë deri tani një person që ta lexojë ende pa folur./GSH.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb